I ofenduar nga të gjithë “militantët që kënaqen me një thes orizi”, siç u shpreh ai, Vasili tha se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim derisa të respektohet siç e meriton nga vetë shqiptarët.
Teksa Bieta e pyeti për reagimin e prindërve pas deklaratës “unë jam grek”, Laerti kërkoi të mos përziheshin në këtë bisedë.
“Lëri prindërit e mi atje ku janë. Prindërit e mi me 3 diploma nëna dhe 2 babai, u katandisën të lanin shtëpitë e botës për të rritur kalamajtë e tyre”, tha Vasili.