![](https://jehona.info/wp-content/uploads/2021/07/img_1391-1024x576-1.jpg)
Nje shtetas italian denoncoi ne polici se eshte vjedhur pasi makina i dha defekt ne zonen e Malit te Robit.Ai e kishte lënë makinën në një servis ku e kishte sjellë pasi i ishte çarë goma e mjetit, por aty dyshohet se i kanë vjedhur paratë dhe dokumentet. Mësohet se gjykatësi nga Bari i Italisë ndodhej në Shqipëri me pushime. Ai e denoncoi ngjarjen në Polici ku dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Njoftimi nga policia Kavajë
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.
Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.