E REJA HUMB JETËN PËR NJË SELFIE

Ishte e vendosur të bënte një selfie në cep të një ujëvare në një park natyral, kur, për shkaqe akoma për t’u njohur, ka rrëshqitur duke rënë poshtë disa metra.

Kështu ka humbur jetën në mënyrë tragjike Sofia Cheung, një modele dhe influencuese me mijëra ndjekës në Instagram, e njohur pikërisht për fotot e saja ekstreme në vende veçanërisht panoramike.

32 vjeçarja ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës së kaluar duke rënë pikërisht ndërsa shkrepte një foto në buzë të një ujëvare të famshme në Hong Kong.

Sipas asaj që tregojnë gazetat lokale, gruaja gjatë fundjavës po bënte një ekskursion me miq, në parkun Ha Pak Lai dhe ishte ndalur për të bërë një foto të re në një pikë të famshme panoramike, për ta publikuar si gjithmonë në rrjetet e saj sociale.

Por diçka ka shkuar keq dhe ajo ka rënë duke humbur jeten.

Cheung ishte vendosur në pozë për një foto në cep të ujëvarës së Tsing Dai afër Yuen Long, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë për 5 metra.

Është ndihmuar menjëherë nga miqtë dhe më pas nga urgjenca, është dërguar në spital, por për fat të keq çdo përpjekje për t’i shpëtuar jetën ka qenë e kotë: mjekët kanë mundur vetëm të deklarojnë humbjen e jetës.

Sofia kishte reputacionin se ishte e pamatur dhe ndante në Instagram fotot e aventurave të saja të rrezikshme duke shkëmbinj dhe maja.

Faqja e saj Instagram është plot me foto të sajat mbi shkëmbinj të rrezikshëm, por edhe me aktivitete sportive dhe ekskursione.

Për të shoqëruar shkrepjen e saj të fundit, kishte shkruar një shprehje për ndjekësit, e cila pas asaj që ndodhi, duket e rëndë: “Po vijnë ditë më të mira. Quhen e shtunë dhe e dielë”!

Author: admin