E quajti Edi Ramën ‘tradhtar i Kosovës’, pushuesi kosovar thotë se u sulmua nga truprojat e kryeministrit shqiptar

Bekim Rashiti, është pushuesi nga Kosova që është dhunuar mëngjesin e sotëm nga truprojat e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ndodhej në Himarë.

Në një lidhje me skype për televizionin Fax Neës, Rashiti tregon se është sulmuar nga truprojat e Ramës, për shkak se ka thirrur ndaj tij se është tradhtar i Kosovës.

Ai tregon se persona të sigurisë pranë Ramës, e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë dhunuar në sytë e dy fëmijëve të tij të mitur, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë përmes një padie në gjykatë.

“Unë i pashë njerëzit e sigurimit me të zezë, por nuk e dija se çka po ndodhte. Kur dolëm me familjarët dhe u nisëm për në plazh, e gjithë rruga u bllokua, dhe unë kam bërtitur poshtë Rama, tradhëtar i Kosovës. Kjo thirrje ka të bëjë me politikën e tij ndaj Kosovës, kam njoftuar ambasadën në Zvicër, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

Kur po ecja vijnë tre persona të sigurimit dhe më kapin nga mbrapa, njëri më mori celularin, gruaja ime është shtetase zviceriane, dhe ka nisur që të bërtiste, ishin të maskuar para fëmijëve të mi 3-5 vjeç, krejt kjo është një kamuflazh i Edi Ramës. Unë desha me bërtit dhe kam vazhduar rrugën time, ata kanë ardhur dhe më kanë ndjekur. Truprojat nuk më dhunuan në sy të Ramës, nuk kemi mundur që ta filmojmë incidenti”, tha pushuesi nga Kosova.

 

 

 

Author: admin