Aktori i njohur spanjoll, Juan Joya Borja ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Ikona e komedisë spanjolle u bë i famshëm nga memet dhe ishte i njohur në mbarë botën për videon ku ai nuk mund ta fshihte të qeshurën e tij ikonike.
Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar mjekët e spitalit “Virgen del Rosio” në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtruar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Së fundmi atij i ishte amputuar njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapet edhe në pjesët e tjera, por për fat të keq nuk ia ka dalë.
Joya lindi në Sevilje më 5 prill 1956. Gjatë gjithë jetës së tij ai kishte punuar punë të ndryshme, përfshirë gatimin dhe shkarkimin e thasëve me çimento.
Paraqitja e tij e parë në televizion ishte në vitin 2000, në shfaqjen e Jesús Quintero El Vagamundo, ku ai intervistoi në situata të ndryshme të jetës me partneren e tij “El Peíto” ose “el Cuñao”, me një ton komik.