Moderatorja shumë e komentuar e showbizit, Dajana Shabani ishte e ftuar në emisionin “Kojshia show”.
Ajo foli për karrierën dhe jetën personale.
Kur moderatori Sadri Imeri e pyeti për ndarjen, fillimisht Dajana nuk donte të përgjigjej.
Moderatorja u ngrit duke falenderuar për ftesën dhe nisi të largohej.
“Kënaqësi, kalofshi mirë”, tha Dajana dhe më pas u kthye në studio duke qeshur.
“E lashë se më tradhëtoi”, tregoi ajo për ndarjen.
“Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhëtoi dhe unë nuk i fal tradhëtitë.
Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhëtova. Dhe i thashë sa të të tradhëtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë”, tregoi Dajana.