E papritur! Meri Shehu rrëzon sondazhet ‘shuan shpresat’ e këtyre politikanëve për të formuar qeverinë

Dhe pse data e zgjedhjeve i bie të jetë në ditën e të dashuruarve, 14 shkurt, shumë prej kandidatëve që po pretendojnë të bëhen kryeministër nuk do të kenë fat.

Astrologia Meri Shehu, edhe pse sondazhet po e radhitin të parin, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ajo ka tjetër parashikim, duke u shprehur se ai nuk do të mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Shehu, po ashtu ka parashikuar edhe fatin e ushtruese së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

“Nuk shoh gjë në horizonte për të, le ta shijojë këtë periudhë të mirë të bukur, por nuk e shikoj shumë gjatë”, ka thënë për #Gjesi.

Po ashtu astrologja, thotë se në mes Abdullah Hotit dhe Enver Hoxhajt sheh një bashkëpunim që mund të ketë sipas saj vijueshmëri.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara, Nisma e Fatmir Limajt mezi e kaloi pragun zgjedhor. Por Shehu thotë se shenja e horoskopit e Limajt ka rezervuar një fat tjetër për të.

Author: admin