E pamundur: Kjo grua 39-vjeçare ka lindur 38 fëmijë, ja një fotografi familjare e tyre

Njihuni me Mariam Nabatanzi, një grua 39 vjeçare prej Ugandës që ka lindur 38 fëmijë. E martuar në moshën 13-vjeçare.

Mariam dëshironte vetëm 6 fëmijë, por një gjendje e rrallë shëndetësore e hiper ovulacionit nënkuptonte sa herë që ajo mbetej shtatzënë,ajo do mbetej me binjakë, trenjakë dhe katërnjakë.

Midis fëmijëve të saj janë gjashtë grupe binjakësh, katër grupe trenjakësh, tre grupe të katërnjakëve dhe një lindje të vetme.

Dhjetë prej tyre janë vajza dhe pjesa tjetër janë djem. Më i vjetri është 23 vjeç ndërsa më i riu katër muaj shkruan Pregnancy Videos
.
Hiperovulacioni ndodh kur vezoret e një gruaje lëshojnë më shumë se një vezë. Hiperovulacioni, nga ana tjetër, është i lidhur me një numër faktorësh. Një ndër faktorët më të zakonshëm është gjenetika.

Mariam Nabatanzi provoi kontrollin e lindjes, por me rezultate katastrofike. Pilulat dhe injektimi kurrë nuk kishin funksionuar. Ajo thotë: “Unë gjithashtu provova unazën vaginale, por trupi im reagoi shumë negativisht, pothuajse vdiqa, kështu që hoqa dorë.”

Të gjithë fëmijët e saj vijnë nga i njejti mashkull. Përkundër sfidës së përditshme, ajo thotë se 38 fëmijët e saj janë “një bekim, jo ​​një barrë”.

 

Author: admin