Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se është e pabesueshme, por qeveria ka ulur me 45 përqind testimet për Covid-19.
Vasili thekson se ulja e testeve është një strategji tribale anti njerëzore, e ndër të tjera është edhe faj penal.
Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:
E pabesueshme,Testimet per COVID ulen me 45%!
Ulja e pabesueshme e testimeve plot 45%.
Ne 17 dhjetor u kryen 2745 testime.
Ndersa sot vetem 10 dite me vone vetem 1508 testime.
Qeveria thote qe muajt e dimrit do te jene me te veshtiret persa i perket Pandemise, ndersa qeveria ul ne menyre drastike testimet.
Ti largohesh te vertetes kur behet fjale per shendetin e qytetareve eshte krim.
Sot ishin vetem 318 raste te reja por vdekjet jane teper te larta plot 11, nje prove qe testimet e ulura fshehin te verteten.
Ne mungese edhe te Vaksinimit, Qeveria mjerisht dhe mizorisht po e ben kete dhe po e fsheh te verteten ne dem te njerezve.
Kjo strategji tribale antinjerezore eshte faj penal dhe turp.