Akuza të forta ka bërë kryetari i PD, Sali Berisha ndaj ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë një interviste në “Syrit Tv”, Berisha ka deklaruar se McGonigal ka qenë në SPAK dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar atë.
- Sipas Berishës, McGonigal është marrë personalisht edhe me vettingun, duke ndikuar në vendime.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?
Berisha: Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë ai ka kapur një nga një prokurorët e Skapit që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni
Pyetje: McGonigali vetë?
Berisha: Absolutisht dhe ka takuar jo një, por disa kryesore prej tyre. Ca të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë repart partie. Di që është marrë me vettingun, të kalojë ky apo ai.