“E more shtëpinë duke u viktimizuar”, Arjola Demirit nuk i del e keqja, ironizon në Portokalli

 

Arjola Demiri dhe Irgen Çela janë rikthyer edhe në këtë sezon të ri të “Portokallisë” me “Çiftin e Lumtur”.

Gjatë rolit, ajo iu ktheu një përgjigje me ironi të gjithë atyre që kanë komentuar se shtëpinë e fitoi duke u viktimizuar.

Pasi ju dhurua një shtëpi gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania”, shumë njerëz menduan se ajo nuk bëri gjë tjetër përveçse u viktimizua dhe madje shfrytëzoi fëmijët e saj.

Megjithatë edhe në post “Big Brother”, ajo tregoi se nuk e ka pranuar faktin që është viktimizuar sepse ka qenë gjatë gjithë kohës aktive dhe në komunikim me gjithë banorët e tjerë dhe sigurisht që qëllimi i saj ishte shtëpia për fëmijët.

Arjola zgjodhi këtë numër të “Portokallisë”, duke e mbyllur me frazën: “Do shkoj të futem tek ‘Big Brother-i’ i Tajlandës. O marr një shtëpi në Tajlandë duke u viktimizuar o plas”.

 

Author: admin