E mbani mend ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit Edmond Kosenin?! Sot emri i tij është rikthyer në vëmendjen e publikut.
Uniformat blu i kanë sekuestruar makinën e blinduar. Aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale.
Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.
Kush është Edmond Koseni? Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e ar.m.ëve. Ai arr.estoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë