Seriali turk “Diamante dhe dashuri” ka qene nje ndër më të ndjekurit në ekranin shqiptar dhe teleshikuesit e prisnin me padurim ta ndiqnin gjate mbremjeve ne TVklan.
Por edhe pse kanë kaluar 5 vite nga transmetimi i tij aktorja Tuba Buyukustun, qe le cila luante rolin kryesor Elifit ende mbahet mend.
Pastaj aktorja luajti edhe në serialin “Xhesuri dhe e bukura”, që ne fakt shenoi per te seriali i fundit në të cilin do shfaqej në ekran sepse Tuba Buyukustun ka marrë pushime nga serialet dhe po shijon udhëtimet në vende të ndryshme me partnerin e saj, biznesmenin Umut Evirgen.
Gjatë udhëtimin e tyre të fundit në New York, aktorja 37-vjeçare ka bërë një ndryshim të papritur në pamje, pasi eshte shfaqur me flokët rasta dhe me nje stil ndryshe.
“Teksa vizitova New Yorkun bëra këtë ndryshim. Po pyesni pse? Une do tju thoja, pse jo”, tha Tuba për këtë ndryshim.