E MBAJTI TË FSHEHTË, KËNGËTARJA SHQIPTARE BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Altuna Sejdiu, e njohur ndryshe edhe si Tuna, është bërë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë por sot zbuloi se është bërë nënë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur sot se ka ardhur në jetë djali i dytë të saj.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar ajo krahas fotos së publikuar.

Artistja po ashtu ka zbuluar emrin e të porsalindurit, të cilin e ka quajtur Zen.

Tuna është nënë edhe e një djali tjetër, Tian, të cilin e ka me Patris Berishën.

Këngëtarja ka marrë urime të shumta krahas fotove të publikuara.

Author: admin