Emisioni “Historia Ime” nga Mirela Milori në Tv Klan ka trejtuar këtë problemin e Merita Cera, 42-vjeçares nga Bulqiza. Ajo është nënë e 4 fëmijëve, përkatësisht të moshave 27 vjeç, 23, 22 dhe djali i vogël 16 vjeç. Dy fëmijët e mëdhenj janë martuar dhe kanë ndërtuar jetën e tyre, më vete. Djali 16-vjeçar jeton me Meritën dhe bashkëshortin e saj. Ndërsa vajza 22-vjeçare është pikërisht problemi për të cilën Merita ka ardhur në program.
Ajo tregon se vajzën e ka martuar me shkuesi kur ka qenë 13 vjeç, pra ende një m inorene. Shkak u bë gjendja e keqe ekonomike e familjes së saj. Por pas disa kohësh, vajza e saj iu ankua për probleme tek familja e bashkëshortit. Merita zbuloi një ditë se dhëndri i saj është p ërdorues i lë ndëve n arkotike. Dhe problemet më të mëdha i kishte me vjehrrin, i cili i d hunonte vajzën. “Nuk ja fal vetes. Martova një gocë shumë të vogël me shkuesi. Nuk pyeta për familjen e djalit se më ndërhynë ca njerëz, më thanë janë njerëz të mirë. Shkova e pashë shtëpinë, kushtet i kishin shumë të mira, m’u dukën njerëz të mirë, nuk e mendoja që goca ime do arrinte në këtë gjëndje. Erdhën ma kërkuan, ia dhashë për dore gocën.
Me besimin e plotë që do ma mbanin atë gocë. Gjithë problemi i gocës time ishte tek vjehrri. Do ndërhynte për çfarëdo lloj gjëje, edhe aty ku s’është për të ndërhyrë vjehrri, do ndërhynte. Martesa e saj kishte probleme, i thoja ti je e vogël, dhëndrin e kisha të ri, i flisja gocës time që ti je gabim, jo që ajo kishte shumë të drejtë. I jepja krah dhëndrit me thënë të drejtën. Kur një ditë u sëmur dhëndri, e pata te shtëpia, mami më dhemb zemra. E çova në spital, erdhën mjekët thanë ky nuk ka pirë a lkool, nuk ka dhimbje zemre.
Ky, thanë, ka pirë d ro gë. Ky përdor h ashashin, thanë. U t rondita, gocës nuk i thashë gjë. Dhëndri nuk punonte, punonte vjehrra, është e mrekullueshme, i ka dhënë krah gocës për çdo gjë. Ama vjehrri edhe dhëndri fare. Goca thoshte që burri rrinte 2-3 netë pa ardhur në shtëpi. I thoja është i ri, do jetë me shokë. Në momentin që goca ngeli shtatzënë, këtë e çova në spital edhe i thirra prindërit e vetë, i thashë problemin. Nëna e vetë tha nuk është e mundur që djali im të pijë. I thashë me anën e doktorit unë e zbulova.
Më kërkuan falje, më thanë gocës mos i trego, nuk i tregova. Në momentin që ka lindur goca e madhe, ngrihet vjehrri edhe më ka rraf edhe gocën edhe djalin e vogël. I kishte futur duart në fyt çunit të vogël. Kam shkuar me s henja, kam d enoncuar. Aty na erdhi te rajoni i 3. Në momentin që shkuam dje kur ishim në furgon, tha ti s’ke ç’të më bësh në këtë rajon se unë i njoh të gjithë. Ti mund t’i njohësh i thashë, por l igji do veprojë”, thotë Merita në emision. /tvklan