Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosh do të luajë sezonin e ardhshëm me ekipin e Brentford.
Gazetari italian Fabrizio Romano, i specializuar në merkaton e futbollistëve raporton se Strakosha është duke kryer këtë të hënë vizitat mjekësore pranë skuadrës se Premier League.
Me gjasë portieri ka arritur një marrëveshje me këtë skuadër. Bisedimet janë kryer me përfaqësues të tij pasi ai u la i lirë nga Lazio, kështu që Brentford ka patur mundësinë të paguajë vetëm për kontratën e futbollistit dhe jo për certifikatën e tij të transferimit tek klubi italian.
Sezoni i fundit tek skuadra e kryeqytetit nuk ishte i mirë për Strakoshën. Ai u aktivizua gjithsej në 23 ndeshje në Serie A. Kontrata i përfundoi më 30 Qershor.