Klubi giallorossi e dha njoftimin përmes një postimi në Twitter dhe pak më pas lëshoi deklaratën që konfirmoi se lojtari ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025. Argjentinasi do të mbajë në fanellë numrin 21. “Ditët që më çuan te ky nënshkrim ishin një kombinim i shumë emocioneve. Vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte mua- ishin fjalët para të Dybales. – Arrij në një ekip në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner, José Mourinho, me të cilin është një privilegj të punoj. Si kundërshtar e admirova atmosferën e krijuar nga tifozët e giallorossi, ndersa tani pres me padurim të mund ti përshëndes me fanellën e Romës”.