Patrick Robson është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Sulmuesi brazilian ishte shfaqur që ditën e djeshme në stërvitje me bardheblutë, por klubi e ka bërë zyrtarizimin vetëm ditën e sotme në rrjetet sociale.
24 vjeçari i bashkohet Tiranës pas aventurës me Admira Wacker në Austri.
Patrick Robson është qendërsulmues, por mund të përshtatet dhe nga krahët e sulmit. Trajneri i 26 herë kampionëve të vendit Orges Shehi ishte prej kohësh në pritje të këtij përforcimi, i cili shton kualitetin në organikën bardheblu.