Kapiteni Alban Hoxha dhe Partizani kanë arritur marrëveshjen verbale për të zgjatur me një vit kontratën. Portieri 34 vjeçar në fundin e qershorit del lojtar i lirë, teksa klubi i kuq dhe cërrikasi janë ulur në tryezën e negociatave.
Në fakt ështe një akord xhentëllmenësh që është gjetur mes palëve edhe për një tjetër vit, teksa pritet vetëm firma në kontratë. Hoxha prej 2013 është pjesë e Partizanit, duke qenë shtylla e skuadrës në sezonet e fundit, teksa ia doli të ngrejë edhe trofeun e kampionit në 2019.
Me një karrierë të pasur te Dinamo, Apolonia, Turbina, Kastrioti, Besa dhe Partizani, Hoxha ka qenë pjesë edhe e Kombëtares kuqezi.