Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të luajë në Champions League, kompeticion ku “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të sigurojnë një biletë.
Agjenti i sulmuesit portugez, Jorge Mendes, po kontakton klube të ndryshme për t’i ofruar shërbimet e CR7.
Bayerni dhe Chelsea refuzuan afrimin e tij, teksa një ofertë e çmendur ka mbërritur nga Arabia Saudite.
37-vjeçarin e pret një ofertë 2-vjeçare me një pagë sezonale prej 125 milionë eurosh, ndërkohë që janë gati 30 milionë euro për United dhe 20 të tjera për menaxherin e tij.
Gjithsesi, Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Europë.
“ESPN” shkruan se Mendes ka kontaktuar edhe Atletico Madridin.
Një rikthimin në La Liga e tundon yllin luzitan, por një kalim tek “armiqtë” e Atleticos do shkaktonte zemërim të madh te tifozët e Realit, aty ku Ronaldo është një legjendë.