Ekspertet e sigurise rrugore kane njoftuar se janë bërë ndryshime në afatin kohor të lejimit të qarkullimit të automjeteve me targa të huaja.
“Janë bërë ndryshime për mjetet që qarkullojnë me targa të huaja, të cilat kanë një afat të caktuar. Nuk duhet të qarkullojnë më shumë se një vit në territorin shqiptar. Në rast se kalon ky afat, atëherë bëhet konfiskimi i automjetit. Kjo ka ardhur si rezultat i shtimit të shumë qytetarëve që përdorin mjete të ardhura nga emigrantët dhe i përdorin më shumë se një vit.”