Të mbajturit e një kafshë shtëpiake është kthyer në një trend masiv ku shumë njerëz po mbajnë kafshë të ndryshme, duke mos u fokusuar vetëm te qeni dhe macja.
Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet është për t’u thënë se macet janë shumë të këndshme.
Pavarësisht të gjithave një mace është më e përshtatshme të mbahet në shtëpi sidomos kur vjen puna te pastërtia.
Padyshim macet janë ndër me të pastrat dhe më pak të rrezikshmet.
Macet njihen si që nuk e pëlqejnë ujin.
Në qoftë se lagen edhe nga një shi i lehtë ato shpenzojnë mbi 4 orë derisa ta thajnë plotësisht gëzofin e tyre.
Sipas një studimi të kryer nga disa veterinerë rezulton se macet nuk e kanë shumë qejf aromën e njerëzve, madje e urrejnë atë.
Ato e pastrojnë gjithmonë veten pasi ju i përkëdhelni.