Vullneti ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllain e tij, Gëzimin për një çështje pronësie. Familja e tyre ka gëzuar një pjesë toke ku pronarë veç prindërve ishin edhe dy vëllezërit. Pas vdekjes së prindërve, janë futur në këtë certifikatë të gjithë vëllezërit e motrat, e cila është e ligjshme sepse përfitojnë trashëgimtarët, por në prokurën e Vullnetit rezultojnë emrat e Gëzimit, bashkëshortes dhe dy prej fëmijëve të tij.
Siç tregon në këtë seancë në “E diela shqiptare” në Tv Klan, Vullneti këtë e zbulon krejt rastësisht sepse Gëzimit i kishte dhënë një prokurë që të merrej me procedurat. Por nga një kalim i gazsjellësit TAP në njërën prej tokave, Vullnetit i rezulton certifikata e pronësisë ku ekzistojnë 9 persona.
Eni Ccobani: Në këtë tokë kush ka qenë?
Vullnet: Në këtë kohë kemi qenë dy veta që janë gjallë, ishin dhe prindërit dy, 4. Katër persona morëm nga 3 dylymë për njeri, 12 dylymë. Ky e vuri flamurin një këtu, një atje, më bëri 5 dylymë minus dhe ngelën 7. Këta 7, 6 na takojnë neve dy vëllezërve, ngelet një e tepërt. Këtë kush do ta marrë më parë, tre motrat, fëmijët e këti, gruaja? Unë dua tokën time, ku është imja ore?
Gëzim: Ku di gjë unë ore? Ku di gjë unë ça bën llafe ti?
Vullnet: Ku është imja?
Gëzim: E di ç’të bëj unë ore?
Vullnet: Ore toka ime ku është?
Gëzim: Pse unë e di ku është toka jote? Ik e gjeje tokën atje.
Eni Ccobani: Nga e ke marrë këtë tokën?
Gëzim: Ma ka dhënë shteti./Shqiperiaime.com.al