Tashme misteri është zbardhur, jo vetëm nëpër “kulisa” menaxherësh, por edhe “legalisht”. Filtrimi i Paolo Dybalës me Interin kishte kohë që përflitej, ndërkohë që tashmë ka dalë në dritë të diellit. Kishte kohë që pëshpëritej për kalimin e tij nga Torino në Milano dhe ja ku vjen momenti që negociatat të fillojnë për parametrat teknik të kontratës. Përpos të tjerave një nga arsyet që e definition këtë mardhënie “underground” është edhe fakti që sulmuesi bianconero ka blerë një shtëpi ne Milano, pikërisht pranë selisë së Interit…”Rastësia nuk është rastësi…!”- thotë Johan Krujf.