Dy vëllezërit binjakë martohen me motrat binjake dhe jetojnë në shtëpi së bashku, por nganjëherë ngatërrohen

Dy binjakë identikë janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë, dhe janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase.

Ellwanda Julianop Hidayat, 20 vjeç u dashurua fillimisht me 19-vjeçaren Rani Nurhaeni, në shkollën e tyre në qytetin Sumedang.

Më pas ata të dy u bënë shkaku që dhe vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani, 19-vjeçaren Rina Nurhaeni.

Ellwindi thotë se kur ai nisi të shoqërohej me shoqen e tij, ajo kishte ndërruar emrin me të motrën, prandaj ai besonte se emri i të dashurës ishte Rina dhe jo Rina.

Por rrjedhimisht dy çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Jetesa së bashku ka nisur të sjellë konfuzion mes dy çifteve, pasi ata pranojnë se e kanë shumë të vështirë të dallojnë se me cilin nga binjakët apo binjaket po shoqërohen.

Ellwindi tha për mediat lokale: “Nganjëherë ngatërrohemi. Unë dua të flas me Rani por e gjej veten duke folur me Rina.”

Babai i vëllezërve, 51-vjeçari Nopi Hidayat, tregon për tronditjen kur Ellwindi solli për herë të parë të fejuarën në familje.

“Kur e pashë mendova se ishte e dashura e Ellwanda”, tha ai

Çifti është bërë i famshëm në programin vendas ‘Brownis’ me historinë e tyre.

Deri tani asnjë nga çiftet nuk është mërzitur me martesën, madje të katërt kanë shkuar për pushime, bashke me anëtarë të tjerë të familjes.

Dy binjakë identikë janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë

Ata janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase

Ellwanda Julianop Hidayat, 20 vjeç u dashurua fillimisht me 19-vjeçaren Rani Nurhaeni, në shkollën e tyre

Ata të dy u bënë shkaku që dhe vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani

Por rrjedhimisht dy çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Identical twin brothers marry identical twin sisters and move in together –  and yes they DO mix each other upIdentical twin brothers marry identical twin sisters and move in together –  and yes they DO mix each other up

Indonesia: Hermanos gemelos se casan con gemelas y deciden vivir todos  juntos – Exito Noticias

Dos gemelos idénticos se casan con dos gemelas idénticas en IndonesiaGemelos se casan con gemelas y ahoralos cuatro viven juntos – El Heraldo de  San Luis Potosi

En Indonesia, dos hermanos gemelos se casan con gemelas – Las Noticias de  Chihuahua – EntrelíneasIdentical twin brothers marry identical twin sisters and move in together –  and yes they DO mix each other up

Identical twin brothers marry identical twin sisters and move in together –  and yes they DO mix each other up

Author: admin