Two Eagles Cafe! Është një lokal në zemër të Filadelfias së Jugut, por dy shqiponjat nuk kanë lidhje me ekipin në Linc.
Është emri i lokalit ku një grua nga Librazhdi me emrin Nadire, e martuar me Rudi Karaj dhe me tre fëmijë sjell një traditë shqiptare, nga vendi ku shqiponja me dy koka është simbol kombëtar.
Një nga fëmijët e Nadires ka lindur në Shqipëri dhe dy të tjerët në Amerikë, Neta dhe Ina. Nadirja ka punuar për një biznes të quajtur Wawa prej 13 vitesh ndërsa burri i saj me ndërtim. Duke marrë eksperiencën ata ngritën me forcat e tyre lokalin, në një kohë kur gjërat ishin më lirë, shkruan meganews.al.
Nadire Karaj
Në një invervistë për Unquiere Rudi tregon:
Na u desh kohë, para dhe shumë mund. Blemë ndërtesën dhe duke sajuar e duke blerë gjërat, sigurisht jo duke shpenzuar shumë arritëm të ndërtonim e të ngrinim biznesin tonë. Kam punuar me duart e mia për ta ngritur. Ambjenti brenda është e ndërthurur me tulla dhe me dru. Një pjesë muri është zbukuruar me emra qytetesh, si Prishtina etj.
Lokali ndodhet në Pint Breeze dhe u hap para pak muajsh. Në menu ka specialitete shqiptare dhe amerikane. Lokali hapet në orën gjashtë të mëngjesit dhe menuja ofron vezë, sanduich, omletë, pancakes dhe Waffles. Për drekë ofrohet gjellë por edhe produkte të tjera shqiptare dhe elementë të traditës amerikane.
Ka shumë klientë që shkojnë aty të cilët kanë besim tek gatimet dhe gjithashtu pëlqejnë shijen e tyre. Para lokalit është një ambjent shumë i këndshëm, i thjeshtë por në ajër të pastër.