Nga Gert Bogdani
Ish-funksionari i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, është shprehur se popullsia shqiptare rrezikon nga vendosja e emigrantëve afrikanë në Shëngjin.
- Komentet Bogdani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kampi i emigrantëve është shumë pranë pallateve të banimit në Shëngjin.
Bogdani tha gjithashtu se ardhja e këtyre emigrantëve në Shqipëri është frymëmarrje edhe për trafikantët dhe shtoi se një pjesë e tyre do të ngelen përgjithmonë në vendin tonë.
“Kjo gjë nuk është e ligjshme për BE, sepse shkel të drejtat e njeriut. Shqipëria kthehet në vend të botës së tretë, e largon nga BE. E kthen në kamp përqëndrimi për emigrantët.
E dyta siguria. Shqipëria është rrugë kalimi për emigrantët që vijnë nga Afrika.
Kjo i jep më shumë frymëmarrje trafikantëve. Patjetër që do të dalin nga kampi. Pse çfarë ndodh në Itali sot. Patjetër që do të dalin. Janë 39 mijë vetë. I ke rrugëve të qyteteve. Ka dy rreziqe. E para për trafikimin drejt vendeve të BE dhe e dyta për sigurinë e popullatës shqiptare. Kampet janë ngjitur me pallatet e banuara të Shëngjinit.
-
Janë komshi me banorët apo turistët e Shëngjinit. Afrikanët që nuk do procedohen dot nga autoritetet italiane do të ngelen këtu si afganët, por nuk do të jenë 350 vetë, por me mijëra”, tha Bogdani.