Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës.
Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.
- Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.
Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër
Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.