Në një intervistë për Radarin Informativ të TV Abc, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar flet për punën që po bëhet, masat e marra për finalen e parë historike të një kompeticioni europian në Shqipëri, si dhe pritshmëritë për ndeshjen Roma-Fejnord.
Midis të tjerash Duka do të theksonte se “Padyshim ky është një eventet më të rëndësishme të futbollit europian. Janë tre kompeticionet e UEFA-s për klubeve në Europë, Champions League, Europa League dhe Conference League. Është akoma më e rëndësishme që mbahet në Tiranë, sepse është hera e parë që organizohet ky kompeticion dhe do të shënohet në histori se finalja e parë e këtij eventi është zhvilluar në Shqipëri. Realisht, nuk është se ne kemi eksperiencë , por për ne ky është një test shumë i mirë për të parë se sa kapacitet ka Tirana për ta përballuar, sepse është një numër shumë i madh i tifozëve që do të vijnë.
Tashmë modalitetet e akomodimit dhe shpërndarjes së tifozërivë janë definituar dhe e rëndësishme është të mos ketë probleme , sepse ky është aktivitet i UEFA_s, por përgjegjësia është e jona . Përsa i përket ccmimit të biletave, ato janë shitur on line nga UEFA, ccka minimizon edhe tregun e zit ë shitjes së tyre. Ccmimi luan nga 25deri në 125 euro. Sa i përket të ardhurave që krijon vendi flitet për shifra mbi 100 milionë euro, nuk është se mund të ketë një gjë të llogaritur fiks, por duke pasur parasysh të gjithë të ardhurat që sjellin njerëzit në Tiranë apo biznesi që llogaritet të ndodhë rreth këtij eventi, mund të jenë shifra të përafërta të tilla. Stadiumi i është dorëzuar UEFA-s që nga data 15 maj. Çdokush që hyn në stadium duhet të jetë i pajisur me një leje apo bexhë. Ndeshjen do ta ndjekin shumë personazhe VIP të botës së futbollit, duke filluar nga Presidenti i UEFA-s, presidentë federatash, presidentë klubesh dhe ish-futbollistë të njohur. Mund të përmend disa duke filluar nga Françesko Totti, Antonio Conte, Zibi Bonjek, Luis Figo e shumë të tjerë.
“Radarin Informativ”
Redaksia “Jehona Sportive”