Drejtoria e Përgjithshme Detare dha mëngjesin e sotëm, një njoftim se si paraqitet situata detare në porte dhe në radat e Republikës së Shqipërisë në kushtet e motit të keq.
Situata në portet dhe radat për datën 19 janar 2023 paraqitet si më poshtë:
- Në Portin e Durrësit, tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës janë nisur nga porti i Durrësit trageti Rigel III dhe GNV, kurse nga porti i Barit në drejtim të portit të Durrësit janë nisur tragetet Rigel VII dhe Marina te cilat priten që të mbërrijnë rreth orës 11.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.
- Në Portin e Vlorës për linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga Porti i Brindisit trageti Ioan Star dhe pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës rreth orës 14:00.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.
- Në Portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë nuk janë lejuar që nisen nga të dyja anët e porteve.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.
- Në Portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.
- Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.
Situata meterologjike detare do te përmirësohet ditën e sotme pasdite, por dita e shtunë do të shoqërohet me erë te fuqishme nga drejtimi J JP me shpejtësi mbi 35 nyje në orë dhe me det me lartësi dallge mbi 4 m.
Përmirësimi i motit do të fillojë ditën e diel më datë 22 janar 2023.
Drejtoria e Përgjithshme Detare do ju njoftojë në vijmësi për çdo ndryshim apo përditësim të situatës meterologjike dhe operimit te mjeteve lundruese në Portet e Republikës së Shqipërisē.