Ne nje intervist me gazetarin Thimi Samarxhiu kur ky i fundit e pyeti për vijimin e iniciativës “Open Balkan”.
Rama
Ndërkohë që duhet të merremi me këtë, natyrisht që procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor.
- Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi procesin e Berlinit në Tiranë.
Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Europian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me Oso Kukën,” – u shpreh Rama duke iu referuar kështu kryetarëve të komunave në Veri që janë të ngujuar prej tensioneve të krijuara atje me Serbinë.