Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayern Munich, por një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.
Sulmuesi polak ka për qëllim të transferohet te Barcelona, por deri më tani Bayern ka refuzuar ofertat e gjigantit katalunas.
Gjithsesi, në Munich janë të bindur se nuk do të mund ta ndalin largimin e polakut dhe tanimë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Sulmuesi i talentuar francez i Stade Reims, Hugo Ekitike po shihet nga drejtuesit e gjigantit gjerman si zëvendësuesi adekuat për Lewandowskin.
Mediat gjermane kanë raportuar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic tanimë ka zhvilluar disa biseda me agjentët e futbollistit dhe është gati ta transferojë atë sapo të largohet Lewa.
20-vjeçari është një nga futbollistët më premtues në Francë, ku sezonin e fundit në 25 ndeshje shënoi 11 gola e dhuroi katër asistime.
Në gjurmët e tijë janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, PSG, Borussia Dortmund e Newcastle United.
Reims është gati ta shes yllin e skuadrës, por synon që të fitojë 40 milionë euro nga largimi i tij.