Donaldi i fshin të gjitha postimet në lidhje me Triksën, por mban ende një me… Borën

Duket se më nuk ka asnjë shpresë sa i përket raportit Donald-Trixa që jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk zgjati as 48 orë.

Ditën e djeshme aktori ndoqi veprimin e këngëtares e cila para disa ditësh e hoqi nga rrjetet sociale duke mos e ndjekur më në Instagram.

Jo vetëm kaq. Teksa është jashtë shtetit me vëllain Romeon, Donaldi e ka ‘spastruar’ Instagramin e tij nga të gjitha postimet me Trixën të cilat ishin hedhur nga Romeo përgjatë kohës sa ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, njëjtë nuk ka vepruar me postimet që ndërlidhen me Borën. Video e takimit të famshëm që theu rekorde audience është ende aty, e paprekur.

Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni që do të nisin në Top Channel. “Më lër të flas” ishte emisioni që aktori i humorit mori si dhuratë nga BB VIP

dhe emri lidhet me shprehjen e tij që u bë virale në rrjet. Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon paralajmëruese të programit.

Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë deri diku janë sheshuar pakënaqësitë. Donaldi dhe Romeo kanë vendosur

që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar./asutimes.com

Author: admin