Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni që do të nisin në Top Channel. “Më lër të flas” ishte emisioni që aktori i humorit mori si dhuratë nga BB VIP dhe emri lidhet me shprehjen e tij që u bë virale në rrjet. Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon paralajmëruese të programit.
Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë deri diku janë sheshuar pakënaqësitë. Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar. Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në Post Big Brother VIP.
Për më tepër, ai ka hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë. Dje shpjegoi përmes një videoje që ndau në Instagram, se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat për destinacionet për 7 çifte./asutimes.com