Doktori Pipero jep lajmin e keq: Ja çfarë pritet të ndodhë në gjysmën e parë të Prillit

Në një intervistë për “ABC News”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se fillimi i muajit Prill mund të sjellë rritje të rasteve me Koronavirus. Kjo për shkak të grumbullimeve në aktivitetet politike.

“Mendoj që për shkak të ekspozimit në disa aktivitete publike si festa e verës, apo aktivitetet politike për shkak të fushatës elektorale, në gjysmën e parë të prillit do kemi rritje të numrave. Fundi i prillit do na gjejë me shumë më pak pacientë në spital”, tha Pipero.

Më tej, mjeku u shpreh se ndonëse intensiteti i pandemisë ka rënë, virusi paraqitet më agresiv.

“Edhe pse intensiteti i pandemisë ka rënë, rastet janë më të rënda. Ndoshta edhe për shkak të një agresiviteti të shtuar të virusit në moshat e reja”, deklaroi ai.

Author: admin