Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, inspektuan sot nga afër çmimet e produkteve ushqimore në një market.
Teksa mori disa nga produktet e shportës, Balla tha se ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj, do të kompensojë këtë rritje të çmimeve.
“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës, në çmimet e paketës. Ata që preken drejtpërsëdrejti, kemi bëbë një llogari për një familje me 4 anëtarë hatrxhon 2 litra vaj në muaj,. 5 kg makarona, do zoti sheëqerin e hanë më pak se është i dëmshëm, ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë”, tha Balla./Shqiperia ime.com.al