Moderatori i njohur Ardit Gjebrea pas një lufte dy javore, e ka fituar betejën me Covid-19.
Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë moderatori me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se tani ndihet më mirë dhe ka nisur të rikuperohet.
Gjebrea ka falenderiuar mjekun Adrian Jorgjin, infermieren Florën për gjithë durimin që ka treguar dhe bashkëshorten e tij Anilën të cilën e quan edhe “ëngjëll mbrojtës”.
Ndër të tjera ai shkruan se do do t’i duhet pak kohë për të “ndezur motorët”./shkoder.info