Djali nga Lezha: Vazhdo bëje si i tërbuar, si e lashë të dashurën pa gjumë derisa ajo ma…

Një djalë ka treguar se e dashura e tij e ka braktisur sepse ai është i fiksuar pas punës. Madje ai është aq i dhënë pas punës sa harron edhe të hajë bukë. Kjo është historia e rrëfyer.

“E humba vajzën që doja, sepse puna fitoi. Jam 24 vjeç nga Lezha dhe jam i lidhur, isha më saktë prej 2 vitesh.

Ajo është një vajzë shumë e mirë dhe më ka duruar shumë. Unë merrem me krijim programesh kompjuterike dhe kush e njeh këtë fushë e di se sa sfiduese dhe sa kohë të merr.

Ajo në fillim e duroi këtë punën time me orare të stërgjatura, derisa një natë e lashë pa gjumë dhe ajo mendon se e kam tradhëtuar.

Kisha që në orën 5 pasdites që merresha me një program, aq sa betohem në zot që as bukë nuk kisha ngrënë.

Telefonit nuk i kisha hedhur hiq sytë, e nuk e kisha idenë se ora kishte shkuar pa kuptuar 4 e mëngjesit.

Ajo mendon se kam dalë me shokë dhe femra, por unë i shpjegova që po punoj kaq fort që nesër të mos na mungojë asgjë.

Përgjigjia e saj ishte: Vazhdo puno si i tërbuar, unë s’jam prioritet për ty e s’do jem kurrë!

Dhe tani nuk pranon asnjë lloj pajtimi. Sepse e kam tepruar shumë me punën time me orare të zgjatura.

Qëllimi im është të jem dikushi një ditë dhe asaj mos t’i mungojë asgjë. Por nuk di si ta bind. Si mendoni?”, shkruan ai.

Author: admin