1 – Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve.
2 – Çdo vit më shumë se 3 miliard kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.
3 – “Dashuria e vërtetë” e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” nuk i referohet një çifti romantik, por i referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike.
4 – Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius I, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.
5 – Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
6 – Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.
7 – Pemët e Krishtlindjeve janë shitur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1850.
8 – Pemët e Krishtlindjeve rriten për 15 vjet përpara se ato të shiten.
9 – Bolivianët festojnë “Ditën e gjelit” natën e Krishtlindjeve. Disa njerëz sjellin me vete gjelin gjatë daljes së njerëzve, një gjest që simbolizon besimin se një gjeli është kafsha e parë që sinjalizoi lindjen e Jezusit.
10 – Alabama ishte vendi i parë amerikan që njohu zyrtarisht Krishtlindjet në vitin 1836.
11 – Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë pushimi në SHBA deri më 26 korrik 1870.