“Çmenduri” e quajti gazetari i mirënjohur Ervin Baku, atë që ndodhi me Dinamon në këtë sezon. Në një prononcim në lajmet e MCN TV, gazetari thekson se te Dinamo u investuan 1-2 milionë euro për të dalë nga kategoria !
Më tej gazetari Baku shtoi se nuk bëhet një ekip futbolli me gazetarë dhe sekserë.
“Te Dinamo ishte një organizim i çorganizuar. Të investosh 1-2 milionë euro dhe të biesh nga kategoria, është një çmenduri. Njerëzit që u afruan në verë, e bënë shumë keq punën e tyre. Nuk bëhet një ekip futbolli me gazetarë dhe sekserë, të cilët e molën atë lopën e shëndetshëm. Këta persona që u afruan pranë presidentit, e molën mirë. Këtu merr kuptim shprehja ‘Më mirë të dish sesa të kesh’. Presidenti duhet të marrë mësim dhe të afrojë ata që kanë qenë me fanellën e Dinamos. Është për të ardhur keq, që të investosh para për të rënë në Kategorinë e Parë”