Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ishte e ftuar ditën e djeshme në ‘ Shiko kush luan’ .
Këngëtarja u bë pjesë e sfidës ‘Ndaje ose pije’, teksa u pyet për personazhe që i cilëson miq dhe për të tjerët me të cilët nuk flet më.
‘Mikëshe për kokë’, Leonora zgjodhi kolegen Jehona Sopi, ndërsa Nora Istrefin, e cilësoi si një nga personazhet me të cilën nuk ka asnjë lloj marrëdhënijee, madje as nuk flet.
“Unë nuk jam person që mbaj inate, por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje”- u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë se dikur, raportet mes Leonorës dhe Nora Istrefit kanë qenë shumë të mira, madje ato kanë ishin mikesha.