Dikur kërkonte nuse në TV gjermane, Saimiri flet për eksperiencën

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e “Love Story”, ku Saimiri zgjodhi Merin si partneren e tij të ardhshme.

Meri dhe Generda ishin dy vajzat që kishin mbetur në garë e që po lùftonin për dashurinë e tij.

Ndërkohë disa ditë më parë u zbùlua se Saimiri kishte kërkuar edhe disa vite më parë nuse në ekran.

33-vjeçari ka marre pjesë në formatin gjerman “Next Please” në televizionin RTL II.

Në këtë emision, Saimiri ishte në garë me disa djem të tjerë për një vajzë. Pra siç janë sot vajzat në garë për të.

Në lídhje me këtë eksperíencë, Saimiri foli edhe mbrëmjen e sotme në “Love Story”. Ai tregoi se ka marrë pjesë në emisionin gjerman 8 vite më parë, kur ishte shumë më i vogël nga sot.

Ai u shpreh se në atë program arríti ta fitonte zemrën e vajzës, por lídhja me të zgjati vetëm 5 muaj.

“Ka qenë para 8 vitesh. Ishin ndryshe rolet. Ishte një vajzë që zgjidhte dhe unë fitova. Ishte një lídhje që zgjati 5 muaj dhe atëherë unë isha i vogël diku tek 23-24 vjeç”, tregoi Saimiri.

Ndërsa opinionisti Robert Aliaj tha se ai nuk beson se në “Love Story” do të lindë një histori e vërtetë dashurie mes Saimirit dhe njërës nga vajzave që ai do të zgjedhë./juda.al

https://youtu.be/lsSwEqoNMr0

Author: admin