Dhëndri shqiptar përlot me mesazhin për vjehrrën e tij/ Të dua më shumë se prindërit e mi

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea historitë janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato që kanë brenda shumë vëshirësi, por edhe ato me një fund të lumtur. Por, historia e Silvit është ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në këtë rubrikë. Ai sot ka ardhur për t’i dhënë një premtim vjehrrës, gjë që jo çdo dhëndërr mund ta bëjë.

“Silvi nga vjen?

Jam nga Durrësi.

Sa vjeç je ti?

Jam 22 vjeç. Që në moshën 18 vjeçare jam bërë baba.

Por si u njohe me vajzën?

U njoha në një ekskursion. Shkova me dy shokë në Shkodër dhe në një lokal aty, po e shikoja. Dhe i shkova si çun i mirë aty për t’u futur në muhabet.

Pse ti nuk je çun i mirë?

Ja ashtu hajt më. Dhe nga ajo i ditë nisëm një lidhje të fshehtë prej katër muajsh.

Si e ka emrin vajza?

Migena.

Sa vjeçe ishte Migena në atë kohë?

Një vit më e vogël se unë 16 vjeçe.

Po babai i saj çfarë bëri?

Nuk e kisha frikën tek babai i saj, por tek vjehrra. Edhe kështu kaluan gati gjatë muaj dhe i thashë pastaj Migenës, që thuaji mamit, babit çfarë ke në shtëpi, që do të vij filani të kërkojë dorën.

I tha Migena famijes?

Po i tha, por ato nuk pranuan. Unë shkova vetëm fare se nuk i kisha marrëdhëniet e mira me famijen time.

Për ty Migena ishte e para?

E para me seriozitet. Shkova aty më prezantoi me familjen e vet. Kisha qejf ti ngacmoja pak, se jam tip që ngacmoj shumë. Ata më thanë mua ti që do të marrësh gocën tonë, ku punon, nga je e kështu. Unë i thashë jam i papunë, jam kështu e ashtu, pimë kafe më pas. Në fund i thashë prindërve të Migenës, që gocën tuaj kam për ta marrë, nuk do ta lë. E më pas, jo s’ta lemë, jo ta lemë, jo kush je ti… me vjehrrën ky muhabet.

ediela

Po pastaj bëtë dasëm?

Jo s’kam bërë as dasëm, as fejesë e kam marrë kështu futja kot, që t’i thosha vjehrrës që betimin që bëra e zbatova. Atë që ma do zemra nuk ma ndan dot jo ti, por askush vetëm Zoti lart. E mora e çova në shtëpi, e prezantova me prindërit e mi. I thashë mamit, që a doje të martohesha? Ja ku e ke nusen ta doni njëra – tjetrën.

Po si shkon nusja me mamin?

Ja ashtu edhe shkojnë mirë edhe jo. Aty i thashë nuses, që po më respektove nënë e babë, më kë respektuar edhe mua. E futa në shtëpi dhe më pas doja të acaroja pak vjehrrën dhe e mora në telefon. I thashë që jam ai që erdhi për të marrë gocën. Po çfarë do, më tha. Jo doja të të pyesja që ku e ke gocën, se më duket se nuk e ke në shtëpi. Jo në shtëpi e kam lënë më tha. Jo jo e kam unë të shtëpia ime, tani hajde dhe shikoje një herë në gjashtë muaj. Brënda ditës më kanë ardhur të gjithë si fis në shtëpi. Të gjithë donin, por vetëm vjehrra nuk donte që ne të fejoheshim. Unë kam bërë gjithçka për gocën e saj.

Kë ke thirrur sot ti?

Kam thirrur vjehrrën.

Po pse?

Sepse doja ti bëja një premtim, se nuk dua ta shikoj aq të mërzitur. Dua ti them që të më harroj se çfarë kam qenë.”

Silvi tregon që ka qenë një djalë jo i mbarë, pasi edhe shoqëria që ai kishte nuk ishte shumë e mirë dhe shpesh luan bixhoz. Ai e ka nisur bixhozin që në moshën 11 vjeçare. Të gjitha paratë që fitonte në punë i linte në kumar. Ardhja në jetë e djalit dhe pritjen e dy vajzave binjake duket se e kanë bërë të reflektojë. Si çdo prind që kërkon më të mirën për fëmijët edhe Silvi ka dëshirën e madhe që fëmijët e tij të shkollohen dhe jo të ndjekin rrugën e gabuar.

Ndërkohë Marjana vjehrra e Silvit ka pranuar të vij në studion e “E Diela Shqiptare”.

ediala12

“Kë prisni që të jetë në anën tjetër të murit?

Të them të drejtën njërën nga vajzat mendoj që mund të jetë.

Sa vajza ke?

Dy vajza, Griseldën dhe Migenën.

Kush është më e madhja?

Griselda 24 vjeçe.

Është beqare?

Jo është e martuar, të dyja vajzat janë të martuara dhe kanë nga një djalë.

Po e vogla sa vjeçe është?

22 vjeçe.

Djalin duhet ta ketë të vogël fare?

E ka tre vjeç.

Po i paske martuar shpejt?

Ashtu erdhën punët.

Dhëndri i madh ku është?

Në Shkodër.

Të dy nga Shkodra janë?

Jo tjetri është nga Durrësi.

Cilët nga dhëndrat ke më shumë pikë të dobët?

Po të dy i dua, po me këtë të voglin bëj pak debate.”

Më pas ajo e ka një ide se kush mund tDhë jetë pas murit dhe mendon se dhëndri i vogël mund ta ketë thërritur, pasi vetëm ai i bën këto gjëra.

Author: admin