Kjo histori ka ndodhur shumë vite më parë në Lima, Peru dhe ka bërë xhiron e botës, disa besojnë se kjo është një shenjë dhe të tjerë janë krejtësisht të tronditur!
Një grua, duke ecur nëpër rrugët e qytetit, kishte një marramendje të fortë dhe u rrëzua në tokë. Kalimtarët menjëherë nxituan për ta shpëtuar dhe e çuan në spital.
Mjekët, pas ekzaminimeve të kujdesshme dhe vizitave të nevojshme, e kanë njoftuar atë se ishte shtatzënë. Por shtatzënia e gruas nuk ishte e zakonshme, transmeton ShkodraNews. Ajo shpesh ndihej keq, ose të paktën kështu thoshte.
Në ditën e lindjes, gruaja shkoi me çantën e saj në spital. Frika filloi kur mjekët e morën fëmijën në duar.
Fëmija lindi me bisht dhe dy brirë të vegjël.
Impulsi i parë ishte ta vrisnin, sepse ata besonin se ishte imitimi i djallit. Në një profeci, ardhja e tij ishte shpallur, kështu që të gjithë ishin në panik.
Thuhet se lajmi u përhap në të gjithë botën disa kohë më vonë, sepse priftërinjtë e kishin hequr fëmijën nga krahët e nënës së tij, për ta shqyrtuar atë.
Fëmija u persekutua për disa kohë, shumë prej tyre donin ta vrisnin dhe disa u përpoqën t’i vinin zjarrin shtëpisë ku jetonte. Thuhet se ka një video që tregon fëmijën e porsalindur, por ajo mbahet e kyçur nga autoritetet.
Për fat të mirë, foshnja është rritur dhe sot është një burrë. Ai është operuar dhe nuk ka më bisht
Një histori surrealiste, një defekt gjenetik që ka mbjellë panik në një popullsi të tërë. Ata madje u përpoqën ta fshihnin këtë gjë!
Për këtë ju keni pak informacion! Gjëja më e rëndësishme është se askush nuk ka arritur të dëmtojë fëmijën dhe se sot ai është një njeri dhe është mirë! Përshtati: ShkodraNews