Deklarata e aktorit shqiptar bën xhiron e rrjetit: “Le të më shajnë, unë jam grek”

Gjithmonë flet hapur, pa ndrojë dhe në mendimet e opinionet e tij është i drejtpërdrejtë.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Leart Vasili tha në emisionin “Repolitix” tha se është grek dhe njerëzit janë të lirë që t’a shajnë sepse kjo është e vërteta dhe askush nuk mund t’a mohojë.

Gjatë intervistës së tij në këtë emision, Learti po diskutonte rreth fjalës ‘referendum’ që sipas tij në shqip quhet ‘zgjedhje’ dhe kjo tingëllon shumë herë më bukur.

Moderatori i emisionit përfitoi për t’a ngacmuar dhe i tha se fjala ‘referendum’ gjendet edhe në Kushtetutë. Vasili theksoi se këtë nuk e pranon. “Le të më shajnë për këtë unë jam grek dhe nuk i trembem kritikave.” -përfundoi ai./shkoder.info

Author: admin