Planet e David dhe Victoria Beckham për të ndërtuar një liqen të madh në rezidencën prej Cotswolds janë miratuar nga oficerët e ekologjisë, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve vendas. Çifti i famshëm ka marrë mbështetjen e Këshillit të Qarkut West Oxfordshire, për sa kohë ata nuk do të përdorin varka motorike.
“E kuptoj që justifikimi për modelin e ndryshuar është të sigurojë një përmirësim estetik si dhe të përmirësojë më tej vendin për biodiversitetin. Prandaj rekomandoj që të zbatohet një kusht specifik që i referohet llojit të varkave që do të përdoren në ujë, siç është kufizimi i përdorimit të skafeve.”, thuhet në reagim.
David dhe Victoria ndezën një zemërim të madh tek banorët me planet e tyre për të ndërtuar liqenin në shtëpinë ku kaluan pjesën më të madhe të izolimit. Në Dhjetor, çifti kërkoi leje për të rritur madhësinë e liqenit dhe për të shtuar një ishull me përmasa 122 metra katrorë.