DASH për Shqipërinë/ Korrupsioni i lartë i përhapur në çdo sektor.

  • Konkluzionet e DASH janë një këmbanë e fortë alarmi për rrezikun e falimentimit të Shqipërisë dhe nevojës jetike të kthimit të ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Përkeqësimi i klimës së investimeve në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë dhe të përhapur në çdo sektor, sipas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, është një tjetër rekord i zi i Qeverisë me pasoja të rënda dhe afatgjata për ekonominë.

  • Vendimet arbitrare, politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë, prokurimet, koncensionet dhe PPP-të abuzive, megaafera e inceneratorëve që nuk ndalet, fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda e lartë, evazioni fiskal, si dhe zhvlerësimi dramatik dhe i qëllimshëm i Euro-s sigurisht që do të sillnin këtë klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj.

“Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri”, – thuhet në raportin e DASH.

Këto të dhëna tronditëse vijnë vetëm pak kohë pasi edhe Bashkimi Europian ndaloi investimet në bujqësi për shkak të korrupsionit.

Author: jehona