CR7 thyen heshtjen, përgatitet për Maqedoninë e Veriut dhe tregon nëse do të jetë Botërori i fundit

Portugalia dhe Maqedonia e Veriut do të ndeshen bashkë për një biletë në Kupën e Botës, Katar 2022.

Kjo ndeshje është finalja e play-off dhe është një ndeshje që çdokush do të donte ta fitonte. Portugalia është superiore në këtë ndeshje dhe favoritë për ta fituar atë biletë, por futbolli ka treguar shpesh se ka befasi, dhe këtë gjë e di më së miri Maqedonia, e cila eliminoi Italinë me rezultatin 1-0.

Cristiano Ronaldo është pyetur nga gazetarët rreth kësaj ndeshjeje por edhe rreth të ardhmes së tij, nëse ky do të jetë kampionati botëror i fundit i tij.

“Shoh që shumë prej jush më bëjnë shpesh të njëjtën pyetje. Do të jem unë që do vendos të ardhmen, askush tjetër. Nëse do të kem dëshirë për të luajtur, do e bëj, nëse nuk do të kem dëshirë, nuk do luaj më dhe pikë.

 

Sfida me Maqedoninë? Presioni ekziston gjithnjë, por jemi të gjithë të përgatitur. Ishte një surprizë, por nëse kanë arritur deri këtu është sepse e kanë merituar. Gjithsesi nuk mund të ketë një Botëror pa Portugalinë”, theksoi Ronaldo./ h.ll/albeu.com

Author: admin