Tashmë Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë më larg se kurrë. Rikthimi i kampionit portugez në ekipin që e shndërroi në idhullin e miliona tifozëve u tregua një dështim i vërtetë, që rrezikon të njollosë fundin e karrierës së tij mbresëlënëse.
- CR7 është zyrtarisht jashtë ekipit në kuadër të ndeshjes së rëndësishme me Chelsea. Lajmin e ka shpërndarë vetë ekipi britanik, pa sqaruar shkakun që të gjithë e dinë.
Ditën e djeshme, Ronaldo u kthye në dhomën e zhveshjes para së të mbyllej sfida kundër Tottenham. Diçka që kishte ndodhur në verë edhe në sfidën kundër Vallecano, diçka e patolerueshme për një trajner të rreptë si holandezi Ten Haag.
Portugezi jo vetëm nuk do të jetë i pranishëm në stadium, por më pas do të stërvitet i vetëm, për një afat ende të papërcaktuar.
- Largimi i tij në janar duket tani tejet i mundshëm, por me formën e tij të deritanishme dhe sjelljen jashtë fushe, vështirë se një klub i rëndësishëm do të ketë interes për të paguar rrogën e tij të lartë.