Çmimet janë rritur si tek karburantet ashtu edhe në ushqimet e shportës. Por siç edhe është paralajmëruar, në fillim të vitit që vjen do të shohim edhe rritje të çmimeve të shërbimeve.
Kriza ekonomike por edhe çmimet që tradicionalisht kanë qenë relativisht të larta kanë zbrazur nga turistët si duket Jugun e vendit.
E kemi kaluar mesin e korrikut tashmë dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi, janë thuajse të boshatisura. Shezlongët dhe vija bregdetare kanë mbetur thuajse “të braktisura.”
Mungesën e pushuesve nuk po e ndjejnë vetëm strukturat akomoduese, por edhe vetë qytetarët që prej vitesh tashmë lëshojnë dhoma me qira, shitësit në markete apo pronarë restorantesh.
Si duket, bizneset dhe banorët e këtyre zonave do t’i “mbajnë sytë nga gushti”, me shpresën se do të ketë edhe më shumë emigrantë të kthyer në vendlindje.